Falsifikuan dokumentet e një sipërfaqeje toke, gjykata lë në burg dy ish drejtorët dhe juristin e Kadastrës Fier

Gjykata e Fierit ka lënë në burg dy ish drejtorët e Kadastrës së Fierit, Ertis Shehun dhe Bardhyl Kapajn dhe juristin Piro Çelën, ndërsa për biznesmenin Kastriot Hasko ka vendosur zëvendësimin e masës së sigurisë me “arrest në shtëpi”.
Sipas Prokurorisë së Fierit, Kastriot Hasko dyshohet se ka përdorur dy vendime të falsifikuara të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për të regjistruar rreth 1,143 hektarë tokë në Semanin e Ri dhe Sheq Marinas. Më pas, duke përdorur edhe një prokurë të falsifikuar, ai dyshohet se e ka shitur tokën te dy shoqëri të ndryshme.
Prokuroria dyshon se dy ish-drejtorët dhe specialisti i ASHK-së kanë regjistruar pronat në kundërshtim me ligjin, pa verifikuar autenticitetin e dokumenteve të pronësisë.
Në një rast, sipas hetimit, është regjistruar edhe një sipërfaqe më e madhe se ajo që përcaktohej në dokumentin e falsifikuar. Gjithashtu, dyshohet se është ndryshuar zëri kadastral i tokës nga “tokë arë” në “tokë pa frut”, pa aktin administrativ të nevojshëm.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128