Kampionët e Anglisë bien ndaj Brighton, disfatë e hidhur për Arsenalin

19 September 2026, 18:07 / SPORT ALFA PRESS

Arsenal pëson disfatë 3-0 ndaj Brighton, në ndeshjen e Premier League. Në “Amex Stadium”, vendasit shënuan me Gross pas gjysmë ore lojë, ndërsa Charalampos Kostoulas dyfishoi shifrat. Andres thelloi shifrat, në fillimin e pjesës së dytë.

Arsenal u përpoq që të reagonte por nuk ia doli dot. Ekipi i Artetës ka 12 pikë, të grumbulluara deri tani. Brighton ka 10 pikë.

Në sfidën tjetër, Ipsëich u mund 1-0 nga Everton. Në këtë takim nuk ishte i grumbulluar sulmuesi i kombëtares, Anis Mehmeti.

 

 

 

Po ndodh...

ide