"Kayo”, Blushi: Ka cenuar rëndë sigurinë kombëtare! Ron Yeffet është sot zv kryeministër, ministër i Mbrojtjes, Financave dhe Energjisë

Kreu i Grupit Parlamentar të PL-së, Tedi Blushi ka reaguar sërish për KAYO, duke e cilësuar atë si një çështje që shkon përtej abuzimit financiar, por sipas tij, prek edhe funksionimin e shtetit dhe të institucioneve.
Në një reagim në rrjete sociale, ai akuzon kryeministrin Edi Rama për krijimin e një mekanizmi, që siç thotë ai, ka cenuar kontrollin institucional mbi paratë publike dhe ka ndërthurur interesat politike me ato private. “KAYO është eksploziv në themelet e shtetit. KAYO nuk është një skandal i radhës. KAYO është mafia. Shteti është ligji. Mafia dhe shteti nuk mund të bashkëjetojnë. O do të ekzistojë KAYO, ose do të ekzistojë shteti.”, thotë ai.
Blushi thotë se KAYO ka cenuar rëndë sigurinë kombëtarë dhe se sipas tij, Ron Yeffet, miku i kryeministrit Edi Rama, ka pushtet si një zëvendës kryeministër, si ministër i Mbrojtjes, Financave dhe Energjisë.
DEKLARATA E PLOTE:
KAYO është eksploziv në themelet e shtetit.
KAYO nuk është një skandal i radhës. KAYO është mafia. Shteti është ligji. Mafia dhe shteti nuk mund të bashkëjetojnë. O do të ekzistojë KAYO, ose do të ekzistojë shteti.
Të dyja bashkë janë të pamundura. Rrugë tjetër nuk ka.
KAYO është prova e asgjesimit të shtetit nga mafia përmes një mekanizmi që vjedh paranë publike përmes puçit kushtetues të suprimimit të ligjit dhe kontrollit institucional.
KAYO ka cënuar rëndë sigurinë kombëtare sepse u tregoi shqiptarëve se “de facto” mafia (Ron Yeffet) është sot Zëvendkryeministër, ministër i Mbrojtjes, i Financave dhe i Energjisë.
KAYO nuk mund të varroset nën zhurmën e radhës politike dhe as të relativizohet si një aferë tjetër që pas disa ditësh harrohet.
KAYO nuk është një abuzim financiar. Është një mekanizëm mafioz përmes të cilit pushteti politik, paratë publike dhe interesat private kanë goditur në themel shtetin ligjor dhe llogaridhënien publike.
KAYO provon se si ngrehina e shtetit është kthyer në mburojë, kompanitë publike në ndërmjetëse dhe puçi kushtetues i suprimimit të kontrollit institucional, si mënyrë për të çuar paratë e shqiptarëve në xhepin e Edi Ramës dhe Ron Yeffet.
Kur ligjet, kontrolli publik dhe institucionet e pavarura suprimohen me mekanizma mafiozë të krijuar nga vetë Edi Rama, nuk kemi më thjesht abuzim me fondet publike, por shkallmim të vetë arkitekturës së shtetit.
Kur kjo lidhet me sektorë me rëndësi strategjike, pasojat nuk maten vetëm në euro. Ato maten me dëmin që i shkaktohet sigurisë kombëtare, besimit te institucionet dhe sovranitetit të shtetit shqiptar.
Prandaj sot pyetja nuk është më vetëm çfarë ka ndodhur me KAYO-n, por çfarë duhet bërë përballë saj.
Sidomos kur kërkesa kushtetuese e opozitës për një hetim parlamentar është refuzuar, përgjigjja nuk mund të jetë dorëzimi, relativizimi apo pritja që një skandal i ri të mbulojë të vjetrin.
KAYO nuk mund të normalizohet. Nuk mund të relativizohet. Nuk mund të arkivohet.
E vetmja rrugë është reagimi i fuqishëm institucional, parlamentar dhe qytetar.
Një reagim paqësor, masiv dhe i pandalshëm, që të rikthejë sovranitetin e institucioneve te qytetarët dhe ta detyrojë Edi Ramën të japë llogari për çdo vendim, çdo kontratë dhe çdo qindarkë të parave publike.
Presioni institucional, parlamentar dhe qytetar duhet të shkojë deri në fund. Kurrë nuk mund të pranohet një Narkoregjim që Kushtetutën, ligjin, interesin publik dhe paratë e popullit më të varfër të Europës i trajton si plaçkë.
KAYO duhet të jetë pika e vlimit, ku përshkallëzohet përballja. Ku mbaron tolerimi dhe fillon llogaridhënia. Ku shteti shkëputet nga interesat e pushtetit dhe i kthehet qytetarëve.
KAYO duhet të jetë pika e kthesës. Nga frika te guximi, nga heshtja te përshkallimi i revoltës paqësore, nga kapja e shtetit te çlirimi përfundimtar i shtetit.
Kjo përballje pa kthim duhet të jetë aq e fuqishme sa t’i hapë rrugë fundit politik të Edi Ramës dhe llogaridhënies së plotë ligjore për çdo aferë dhe çdo abuzim me paratë e shqiptarëve.
Rrugë tjetër nuk ka.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128