Ndeshjet e Ligës së Kombeve/ “Super treshja” e dikurshme, si u lanë jashtë Broja, Asani e Bajrami
Ishte ndoshta diçka e detyruar. Trajneri i kombëtares Rolando Maran shpalli listën e lojtarëve për dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve, dhe ndryshimet bien menjëherë në sy.
Tre të ashtuquajtur “senatorë” të ish-trajnerit Silvinjo janë lënë në shtëpi, dhe janë Armando Broja e Nedim Bajrami.
I pari është sulmuesi që ndodhet në Angli dhe që konsiderohej gjerësisht si talenti më i madh kuqezi i këtij brezi, porse që ka luajtur pak në kategorinë e dytë angleze dhe në Kupën e Ligës.
Bajrami, protagonist i madh i Kampionatit Europian në 2024, si në eliminatore, ashtu edhe në fazën finale, por ka zbritur në karrierë nga Seria A, në Skoci e tani në Ligën saudite.
Po ashtu, Jasir Asani, i cili vazhdon karrierën në Lindjen e Mesme, pasi ishte në Lindjen e Largët, ndërsa ai e kishte humbur protagonizmin që me Silvinjon.
E reja tjetër e rëndësishme është kthimi i Etrit Berishës.
Portieri veteran po jeton një rini të dytë në moshën 37-vjeçare, ndonëse ishte lënë jashtë kombëtares nga Silvinjo, që pas Europianit verën e vitit 2024, e madje ishte në stol në ato ndeshje.
Debutues te kuqezinjtë janë Sabah Kerjota dhe Samuele Sina. I pari luan në Premier Ligën e Skocisë për Harts të Midlotianit, ku thuajse fitoi vjet titullin kampion, duke u dalluar në disa ndeshje.
I dyti është qendërmbrojtës 19-vjeçar që luan në Serinë C në Itali për Union Breshën, dhe ka shënuar dy gola në këtë kampionat.
/abcnews.al/
Po ndodh...
Hipokrizia e Ramës për të bërtitur: Marre!
ide
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128