Kandidatët për kryetarë bashkie/ Primare me seleksion, Berisha kujtohet për filtrin pasi nuk respektoi fituesit

19 September 2026, 14:16 / POLITIKË ALFA PRESS
Kandidatët për kryetarë bashkie/ Primare me seleksion, Berisha

Elektorati demokrat ka nisur të drejtojë sytë nga zgjedhjet e ardhshme vendore, arsye për të cilën Sali Berisha u përball me pyetjen, si do të zgjidhen kandidatet për kryetarë bashkie të Partisë Demokratike.

Primare me seleksion, u përgjigj Berisha, duke ndryshuar kështu formulën e përzgjedhjes së kandidatëve.

“Personalisht jam për primaret. Të jemi të hapur. Por, çfarë u mungon primareve tona? Primareve tona iu mungon seleksioni. Në Europë primaret i ka aplikuar për herë të parë Partia Konservatore britanike. Por Partia Konservatore britanike, praktikat e të cilës ne i kemi studiuar, ka një komision seleksionimi shumë të fortë. Dhe te ne tani këtu, për momentin ka ide pa primare, ka ide për primare me seleksion, dhe unë jam më shumë me këtë të dytën”, u shpreh Berisha. 

Po ndodh...

ide