Bojkotuan Kuvendin, marrin pagat/ Pas 7 vitesh, Gjykata u jep të drejtë deputetëve të PD
Pas gati 7 vitesh, deputetët e Partisë Demokratike kanë fituar betejën gjyqësore për pagat e papaguara gjatë periudhës së bojkotit të Kuvendit, nga korriku 2018 deri në janar 2019. Gjyqtari Gentian Hamiti ka vlerësuar se Kuvendi ka vepruar gabim duke ndërprerë pagesat e deputetëve që nuk morën pjesë në punimet parlamentare për shkak të vendimit kolektiv të grupit parlamentar.
Në arsyetimin e saj, gjykata thekson se ushtrimi i mandatit parlamentar nuk kufizohet vetëm në pjesëmarrjen në seancat plenare apo komisione. Sipas vendimit, edhe aktivitetet e tjera politike dhe parlamentare mund të jenë pjesë e ushtrimit të mandatit.
Gjykata ka argumentuar gjithashtu se mospjesëmarrja e deputetëve ishte pasojë e një vendimi të grupit parlamentar dhe jo një qëndrim individual. Për këtë arsye, mungesat nuk mund të konsideroheshin të pajustifikuara dhe ndaj deputetëve nuk mund të zbatoheshin ndalesa në pagesë. Në përfundim, Kuvendi është detyruar të shlyejë pagat e papaguara. Në një prej rasteve, shuma që duhet t’i derdhet deputetit demokrat arrin në rreth 2 milionë lekë të rinj.
Po ndodh...
Hipokrizia e Ramës për të bërtitur: Marre!
ide
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128