SPAK po e heton/ Pasi e miratoi në parlament pas mesnate dhe e dekretoi formulën e re të pagave, Rama u lutet magjistratëve: Hajde të bisedojmë!
Ndërkohë që SPAK ka nisur një hetim të thelluar ndaj ministrisë së Financave, kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit nga Kuvendi të formulës së re të pagave. Edhe pse pas mesnate e bëri fakt të kryer me votat socialiste kurse presidenti nxitoi ta dekretoj ligjin, Rama është lutur këtë mëngjes, duke kërkuar që qeveria dhe përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor të ulen në një tryezë për të gjetur një zgjidhje afatgjatë për sistemin e pagave të magjistratëve.
Reagimi i Ramës vjen pasi Kuvendi miratoi në orët e para të së premtes, me 84 vota, ndryshimet për formulën e pagave. Vetëm pak orë më vonë, Presidenti Bajram Begaj dekretoi ligjin, pasi Parlamenti i kërkoi që procedura e shpalljes së dekretit të kryhej me urgjencë.
Pas mbylljes së kësaj procedure, Rama ka zgjedhur t’u drejtohet publikisht drejtuesve të institucioneve të drejtësisë, duke kërkuar që debati për pagat të vazhdojë në një tryezë institucionale.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, kryeministri fton drejtuesit e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe drejtuesit e institucioneve të tjera të gjyqësorit që t’i përgjigjen pozitivisht kërkesës për takim.
Sipas Ramës, palët duhet të diskutojnë pa humbur kohë për një formulë që garanton në mënyrë afatgjatë pagat e magjistratëve, por që njëkohësisht ruan atë që ai e quan ekuilibri i piramidës shtetërore të pagave.
“Uroj dhe besoj që përfaqësuesit e pushtetit gjyqësor, që nga drejtuesit e dy këshillave dhe me radhë drejtuesit e institucioneve të gjyqësorit, do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për t’u ulur së bashku në një tryezë pune pa humbur kohë”, shkruan Rama.
Kryeministri përcakton edhe objektivin e tryezës. Sipas tij, diskutimi duhet të prodhojë një zgjidhje që nuk e trajton çështjen e pagave vetëm për momentin, por vendos një raport të qëndrueshëm mes trajtimit financiar të magjistratëve dhe sistemit të përgjithshëm të pagave të shtetit.
Rama kërkon që diskutimi të mos mbetet vetëm mes qeverisë dhe institucioneve shqiptare. Ai propozon pjesëmarrjen e ekspertëve të Këshillit të Europës, si edhe kontributin e Komisionit Europian për Efiçencën e Drejtësisë.
“Tryeza jonë do të mirëpresë edhe pjesëmarrjen e ekspertëve të Këshillit të Europës, si edhe kontributin e Komisionit Europian për Efiçencën e Drejtësisë”, deklaron kryeministri.
Po ndodh...
Hipokrizia e Ramës për të bërtitur: Marre!
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128