Largoi 950 mijë euro verë nga vila e kushëririt, Gjykata e Tiranës lë në burg Eno Agasin! Dosja kalon për kompetencë në SPAK

18 September 2026, 13:56 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gjykata e Tiranës vendos vijimin e masës “arrest në burg” për Eno Agasin dhe ka pranuar kërkesën e prokurorit Bledar Valikaj për t’ia kaluar dosjen Prokurorisë së Posaçme për kompetencë.

Eno Agasi nuk ka folur në seancë, ndërsa avokatët e tij kundërshtuan kalimin e çështjes në SPAK. Megjithatë, kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga gjyqtari Dritan Hallunaj.

Eno Agasi akuzohet se ka larguar verëra me vlerë 950 mijë euro nga vila e kushëririt të tij.

Ndaj Agasit janë ngritur dy vepra penale, “Vjedhje” dhe “Pengim i zbulimit të së vërtetës”. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim për heqjen e koleksionit të verës, me vlerë qindra mijëra euro, që ishte sekuestruar nga SPAK në kuadër të hetimeve dhe kontrolleve për dosjen e AKSHI-t.

Po ndodh...

ide