Beteja për Aeroportin e Vlorës, Behgjet Pacolli: Më vjen keq që dëmi do rëndojë në xhepat e shqiptarëve, jo atyre që e shkaktuan

18 September 2026, 16:01 / AKTUALITET ALFA PRESS

Biznesmeni shqiptar nga Kosova, Behgjet Pacolli ka bërë një reagim tjetër sqarues për situatën në Aeroportin e Vlorës, duke zbuluar për herë të parë atë që e quan "plan të qëllimshëm" për tjetërsimin e pronësisë.

"Çështja e Aeroportit të Vlorës, kundër dëshirës sime, po kalon në duart e drejtësisë ndërkombëtare.  Tani po shifet se problemi nuk ka qenë dhe nuk është mosmarveshja në mes dy ortakëve por një plan i qëllimshëm që kishte për qellim TJETERSIMIN e këtij kocesioni, që tani po realizohet", shkruan ai.

Biznesmeni sqaron se për më shumë se një vit ka kërkuar dialog, zgjidhje dhe drejtësi, por kërkesat për identifikimin e shkaktarëve dhe për parandalimin e përkeqësimit të situatës, janë lënë në heshtje pa asnjë arsye ligjore.

"Jemi të gatshëm t’ia nënshtrojmë çdo dokument dhe çdo veprim shqyrtimit të institucioneve kompetente. Ato nuk duhet të konsiderohen si akuza nga ana jonë, por vetëm si paraqitje reale e fakteve. Kemi bërë çdo përpjekje për ta shmangur arbitrazhin", vijon ai.

Pacolli thekson se kërkesa dhe vullneti i tij mbetet i njëjtë: ta përfundojë Aeroportin e Vlorës dhe ta vërë në shërbim të qytetarëve! Sipas tij, për këtë ka investuar, ka punuar dhe për këtë do të vazhdoj të kërkojë drejtësi.

"Më dhemb mendimi se një kompensim i mundshëm për dëmet, të cilat janë të mëdha, do të rëndonte mbi buxhetin publik dhe, përfundimisht, mbi qytetarët shqiptarë, e fatkeqësisht jo mbi personat që e kanë shkaktuar këtë situatë dhe tani po përfitojnë prej saj.

Pas një jete pune në shumë vende, më dhemb veçanërisht që pikërisht kjo vepër, në vendin tim, me qeverinë time dhe në dëm të qytetarëve të mi, po përballet me atë që unë e konsideroj një padrejtësi të rëndë", përmbyll Behgjet Pacolli.

Po ndodh...

ide