Ishte opsion për Shqipërinë, por Mehmeti i “rreh” zemra për SHBA: Emocion t’i shikoja në Botëror
18 September 2026, 16:11 / SPORT
Lojtari shqiptar i New York Red Bull, Adri Mehmeti ishte një opsion i mirë për kombëtaren kuqezi, por Mehmeti u grumbullua nga Pochettino tek SHBA. Pas ftesës, Mehmetit nuk fshehu dot emocionet.
“Për mua, të shikoja Botërorin, veçanërisht ekipin e SHBA-së dhe gjithçkaje që lidhet me të, më dha një emocion të veçantë.
Sa herë që shënonin gol, sa herë që e dërgonin topin në rrjetë, ndieja njëfarë drithërime gëzimi. I shihja dhe mendoja me vete: ‘Shpresoj që një ditë të jem aty dhe të kem mundësinë të përfaqësoj kombëtaren e SHBA-së’.
Ftesa për t’u bashkuar me ekipin ishte vërtet emocionuese, sepse është diçka që e kam ëndërruar që kur isha fëmijë dhe i shihja duke luajtur. Jam vërtet i entuziazmuar”, u shpreh 17-vjeçari Mehmeti.
Po ndodh...
Hipokrizia e Ramës për të bërtitur: Marre!
Nga Indrit Gjyzeli
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Nga Përparim Gjeka
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
Nga Azgan Haklaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128