Ndryshime në Autoritetin e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar! Largohet Altin Jani, emërohet drejtori i ri

Ermal Jauri është emëruar drejtor i ri i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar (AKSIK).
Jauri zëvendëson në këtë detyrë Altin Janin, i cili është liruar nga posti me vendim të zëvendëskryeministres Albana Koçiu.
Altin Jani e mbante detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të AKSIK që prej vitit 2024. Ai ishte bërë pjesë e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar që në vitin 2012.
Vendimi:
PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AUTORITETIT KOMBËTAR TË SIGURISË SË INFORMACIONIT TË KLASIFIKUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës; të shkronjës “ç”, të pikës 1, të nenit 67, dhe të nenit 66, të ligjit nr. 10/2023, “Për informacionin e klasifikuar”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Z. Altin Jani, drejtor i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Ermal Jauri emërohet drejtor i përgjithshëmi Autoritetit Kombëtar të Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
ZËVENDËSKRYEMINISTËR Albana Koçiu
Po ndodh...
Hipokrizia e Ramës për të bërtitur: Marre!
ide
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128