Të shtëna me armë në një kantier ndërtimi në Tiranë, një i plagosur

19 September 2026, 11:52 / AKTUALITET ALFA PRESS
Të shtëna me armë në një kantier ndërtimi në

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e para të mëngjesit në një kantier ndërtimi në Tiranë.

Nga informacionet paraprake, dyshohet se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur një person. I dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar dhe uniformat blu po punojnë për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Po ndodh...

ide