“Diaspora e gatshme të kontribuojë”/ Berisha: Fjalimi i Trump, mbështetje për ata që përballen me komunizmin dhe kartelet e drogës
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu rikthye bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, pas kthimit nga SHBA, ku mori pjesë edhe në Konventën e Republikanëve në Teksas. Duke e cilësuar fjalimin e Donald Trump si një mesazh mbështetës për ata që përballen me komunizmin dhe krimin e organizuar, kreu i selisë blu tha se gjatë vizitës zhvilloi takime me kongresmenë, senatorë dhe përfaqësues të administratës amerikane, ku prezantoi problematikat që identifikon opozita shqiptare.
“Shfrytëzuan në maksimumin e mundshëm ato ditë për të paraqitur Shqipërinë dhe problematikat e saj. Dy janë çështjet themelore në të cilat ne u ndalëm në takimet tona. Narkoshteti i parë dhe i vetëm në Europë, me efekte shkatërrimtare mbi ekonominë, mbi demokracinë, mbi rendin, mbi të drejtat e qytetarëve shqiptarë. Pasojat e tij, shndërrimin e zgjedhjeve në një farsë elektorale si dhe kontrollin total të Edi Ramës mbi drejtësinë, përdorimin e saj si armë politike. Mendoj se me paraqitjen tonë, ne bëmë vërtet një avokati të interesave të çdo shqiptari, por edhe gjetëm mirëkuptim të madh tek bashkëbiseduesit tanë”, u shpreh Berisha.
Duke folur për takimet me diasporën shqiptare në SHBA, Berisha shprehu mirënjohjen për pritjen dhe gatishmërinë e tyre për të mbështetur përpjekjet e opozitës.
“Një pritje e jashtëzakonshme. Një angazhim i madh, një preokupim i madh i tyre për gjendjen në Shqipëri dhe vendosmëri për të kontribuar në mënyrë që shqiptarët të shpëtojnë nga diktatura autoritare e Edi Ramës dhe narkoshteti i tij. E njëjta atmosferë në Dallas, në Teksas. Më pak numerike, por jo më pak aktive. Po aq atdhetare dhe e flaktë, diaspora jonë në Dallas dhe në Teksas. Personalitete të shquar të cilët kanë kontribuar shumë si për Shqipërinë, ashtu edhe për çlirimin e Kosovës. Të gatshëm të kontribuojnë përsëri me të gjitha lidhjet e tyre të fuqishme me ligjvënësit amerikanë, me zyrtarët amerikanë për çmontimin e narkoshtetit në Shqipëri, por edhe për problematikat me të cilat përballet Kosova”, vijoi kreu demokrat.
Berisha e krahasoi vizitën e shtatorit 2026 me udhëtimin e tij në SHBA 35 vite më parë, duke theksuar rolin që ai i atribuon diasporës në zhvillimet politike të Shqipërisë.
“Mund t’u them se ky udhëtim i fillimit të shtatorit të vitit 2026, ndonëse ishte 35 vite larg të parit, për sa i përket rëndësisë dhe për sa i përket mikpritjes vëllazërore, ngjasonin shumë njëri me tjetrin. Me këtë rast, dua të përshëndes të gjithë përfaqësuesit tanë të shkëlqyer në diasporë për atë pritje jashtëzakonisht të ngrohtë që na rezervuan dhe angazhimin e tyre të plotë për të mbështetur përpjekjet e forcave demokratike dhe opozitës për çmontimin e këtij regjimi”.
Po ndodh...
Hipokrizia e Ramës për të bërtitur: Marre!
ide
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128