Vrau me thikë bashkëshorten, vihet në pranga 68-vjeçari

19 September 2026, 13:17 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrau me thikë bashkëshorten, vihet në pranga 68-vjeçari

Hysni Patushi, i cili mëngjesin e të shtunës vrau me thikë gruan e tij, Lumturi Patushi, është arrestuar nga Policia pak orë pas ngjarjes.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, bëjmë me dije se, shtetasi H. P., 68 vjeç, i dyshuar se ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen L. P., 58 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën, është lokalizuar dhe vënë në pranga nga shërbimet e Policisë”, tha policia.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Sipas policisë, Patushi e vrau gruan në banesë, në rrugën “Panorama”, rreth orës 10:20 të mëngjesit, dyshohet pas një konflikti. 

Po ndodh...

ide