Përplasja e madhe/ Ambasadori Wend e quan SPAK aleat, apartiak dhe të pavarur, kurse Berisha të kontrolluar nga Rama!

19 September 2026, 14:41 / POLITIKË NGA ALFAPRSS.AL
Përplasja e madhe/ Ambasadori Wend e quan SPAK aleat, apartiak dhe të

Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit e tij në FB këtë të shtunë, kreu i PD Sali Berisha, u është rikthyer sulmeve të ashpra ndaj SPAK, duke theksuar teorinë e tij të vjetër se ai kontrollohet totalisht nga Edi Rama dhe se Prokuroria e Posaçme shqiptare është ortake me narkoshtetin e ngritur në Shqipëri!

"Zhvillimet e mëvonshme treguan që ai ishte urdhër direkt i Edi Ramës. Pra, në këtë kuadër është Rama ai që kontrollon SPAK-un. Nuk janë këta, asnjëri prej tyre. Por Rama, po. 

Po të jap një shembull tjetër. Merr dosjen e Arubës. Çfarë është dosja e Arubës? Është takim kriminal trepalësh i trafikantëve të mëdhenj të drogës, ndërtuesve të mëdhenj shqiptarë dhe qeveritarëve shqiptarë. Urdhër-arrestet janë lëshuar për ndërtuesit, janë lëshuar për trafikantët, dhe asnjë fjalë për qeveritarët që ishin organizatorë të mbledhjes. 

Atëherë, çfarë tregon kjo? Kjo tregon kontroll absolut, dhe kjo e bën SPAK-un ortak me narkoshtetin", tha Berisha i cili akuzoi për herë të parë edhe drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme si të kapur nëpërmjet ministrit të Brendshëm Ervin Demo dhe bandave të Beratit. 

Ky sulm i egër i Berishës ndaj SPAK, duket si një rikthim "i papritur" në retorikën e tij sumuese ndaj SPAK, pasi deri në marrjen e vizës amerikane dhe vizitës 1 javore në SHBA, ai i kishte ndalur akuzat.

Nuk dihet ende se çfarë zhvillimesh ka nga hetimet e fundit të Prokurorisë së Posaçme për pastrimin masiv të parave të narkotrafikut dhe korrupsionit në Kulla dhe resorte, (Rasti Ilir Shtufi, etj), ndaj Berishës dhe veçanërisht djalit të tij, Shkëlzeni, por ajo që e bën interesante këtë fushatë anti-SPAK të kreut të PD në këtë kohë, është fakti se përkon me ardhjen e ambasadorit të ri amerikan në Tiranë, gjeneralit Erik Wendt.

Ndërkohë që jo vetëm demokratët por edhe berishistët janë në ankth, nëse ambabasadori Wendt që pritet të prezantohet në fillim të muajit Tetor, do ta takojë apo jo kreun e PD, ky i fundit duket se ka dalë hapur kundër qëndrimeve dhe platformës që ambabasadori Wendt paraqiti në Senatin amerikan kur kërkoi votëbesim të cilin e mori. Në atë seancë pyetje-përgjigje për Shqipërinë, gjenerali e përshkri SPAK si aleat strategjik të SHBA, partner, jo politik, të pavarur,  punën e tij ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar të suksesshme.

Gjatë dëshmisë së tij para Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë në Senatin Amerikan, Eric Wendt, i nominuari nga presidenti Donald Trump për postin e ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri, shpalosi katër prioritetet kryesore të mandatit të tij por e para ishte lufta ndaj Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Wendt theksoi atëherë se do të angazhohet fort në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, duke përmendur në mënyrë specifike goditjen e trafikimit të drogës që lidhet me kartelet e Amerikës Latine.

Në prioritetin e dytë ai deklaroi mbështetje të hapur për SPAK-un. Gjatë seancës, ai u pyet drejtpërdrejt për rolin e Strukturës Antikorrupsion (SPAK). Wendt e vlerësoi SPAK si një institucion "shumë të vlefshëm", "të pavarur" dhe "apolitik". Ai garantoi se mbështetja e Uashingtonit për këtë strukturë do të vazhdojë, duke e cilësuar atë si një partner kyç që nuk duhet të kapet nga krimi apo politika.

Kjo është një nga pikat kyçe të platformës së tij për Shqipërinë dhe për të cilën u votua dhe mori besim në Senatin amerikan. Kjo strategji, kjo qasje e ambasadorit Wendt duket se bie krejtësisht ndesh me mendimin dhe qëndrimin e kreut të PD, Sali Berisha. Ndaj ardhja e ambasadaorit Wendt në Tiranë dhe qëndrimi i tij ndaj Sali Berishës, pritet me interes të madh./Alfapress.al

Po ndodh...

ide