Shpërndanin lëndë narkotike në Laç, arrestohen dy të rinjtë
19 September 2026, 15:35 / AKTUALITET
Në pranga kanë rënë G. M., 28 vjeç, banues në Lushnjë, dhe S. K., 19 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas Policisë, dy të rinjtë u lokalizuan dhe u ndaluan në lagjen nr. 6, në Laç. Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonin, efektivët gjetën dhe sekuestruan një sasi kokainë të ndarë në 80 doza, të dyshuara si të përgatitura për shitje.
Nga veprimet hetimore dyshohet se dy të arrestuarit siguronin lëndën narkotike dhe më pas e ndanin në doza, me qëllim shpërndarjen e saj në qytetin e Laçit.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar lënda narkotike, një automjet dhe katër aparate celulare.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
Nga Ermal Peçi
ide
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Nga Gjergj Erebara
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Nga Përparim Gjeka
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
Nga Azgan Haklaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128