FOTO/ Vrau gruan me thikë, vetëdorëzohet Hysni Patushi
Hysni Patushi është dorëzuar në polici pasi dyshohet se vrau me thikë bashkëshorten e tij, Lumturie Patushi, në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në një banesë në rrugën “Panorama”, në zonën pas shkollës “Harry Fultz”. Sipas të dhënave paraprake, çifti kishte pasur probleme edhe më herët.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, bëjmë me dije se, shtetasi H. P., 68 vjeç, i dyshuar se ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen L. P., 58 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën, është lokalizuar dhe vënë në pranga nga shërbimet e Policisë. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.”- njofton policia.
Në momentin e ngjarjes, në banesë ndodheshin dy të mitur dhe dhëndri i çiftit, i cili jetonte në të njëjtën banesë. Ata janë marrë në pyetje nga policia për të hedhur dritë mbi rrethanat e krimit. Lumturie Patushi u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.
Po ndodh...
Hipokrizia e Ramës për të bërtitur: Marre!
ide
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128