Nili Perëndimor “mbërrin” në Kosovë, konfirmoihen 7 raste dhe dy viktima nga virusi

Një Kosovë raportohet se jane konfirmuar shtatë raste të infeksionit me virusin e Nilit Perëndimor, ndërsa përgjatë javës së fundit janë konfirmuar edhe dy vdekje nga ky virus. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), rastet të cilat janë konfirmuar në Laboratorin e Mikrobiologjisë, i përkasin periudhës 7 gusht deri më 18 shtator.
Sipas mediave në Kosovë, nga 7 personat e infektuar, pesë janë meshkuj dhe dy femra, dy raste i përkasin grupmoshës 10-19 vjeç, ndërsa rastet e tjera janë të moshave deri në 79 vjeç.
Sa i përket ndarjes gjeografike të rasteve, tre raste janë shënuar në Gjakovë, një në Prishtine, Shtime, Ferizaj dhe Pejë. Të gjitha rastet janë hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtinë, tre prej tyre janë paraqitur me shenja klinike të meningjitit akut, tre me meningoencefalit akut, ndërsa një rast me gjendje febrile.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128