Me flamuj kuq e zi e me pankarta në duar, qytetarët sërish protestë kundër muzeut hebraik në Vlorë

Qytetarët e Vlorës janë ngritur sërish në protestë pranë kantierit të Muzeut Hebraik në Vlorë, duke kundërshtuar ndërtimin e tij në qendrën historike.
Një pjesë e protestuesve kundërshtojnë ndërtimin e Muzeut Hebraik, ndërsa një pjesë tjetër kundërshtojnë vendndodhjen e tij, veçanërisht ndërtimin brenda territorit ku gjendhet Muzeut Etnografik, i njohur ndryshe dhe si klubi “Labëria”.
Ata thonë se muzeu mund të ndërtohet në një tjetër hapësirë, duke shmangur kështu ndërhyrjen në zonën historike dhe në objektet ekzistuese.
Protestuesit thonë se ndërtimi mund të bëhet në ato zona ku komuniteti hebre ka jetuar më parë.
Me flamuj kuq e zi, me kapele të UÇK e me pankarta në duar, kanë kundërshtuar ndërtimin e muzeut hebraik.
Ndërkohë, historiani Skënder Spahiu shprehet se ndërtimi i Muzeut Hebraik nuk e prek godinën e Muzeut Etnografik. Sipas tij, bëhet fjalë për dy godina të veçuara nga njëra-tjetra.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128