Steka cigaresh kontrabandë me autobusin e linjës Tiranë-Athinë, doganierët e Kakavijës bëjnë “një sy qorr”

Krimi Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, ka zbuluar një sasi të madhe cigaresh kontrabandë të fshehura në autobusin e linjës Athinë-Tiranë.
Ngjarja mësohet të jetë regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës, kur një autobus i linjës së udhëtarëve, i cili përshkon linjën Tiranë-Athinë-Tiranë është kapur në të dalë të Doganës. Kjo ka lënë të kuptohet që doganierët e turnit me sa duket kanë lënë hyrjen në territorin shqiptar të sasisë së madhe të kontrabandës së cigareve.
Sipas raportimeve bëhet fjalë për rreth 90 steka cigare të fshehura në vende të mbyllura, në pjesë të ndryshme të autobusit. Mes tyre disa çanta me rroba pa faturë blerje dhe zhdoganimi.
Për pasojë mësohet se janë proceduar penalisht shoferi dhe personi tjetër përgjegjës në autobus, ndërsa pritet arrestimi i dy doganierëve të turnit, dhe përgjegjësit të turnit pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, ku përfshihen këqyrja e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë apo sekuestrimi dhe këqyrja e telefonave.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128