Rezistenca e shqiptarëve! Nis organizimi i qytetarëve në shesh, kërkojnë largimin e politikës së vjetër

Ka nisur këtë të shtunë në Tiranë protesta e 112-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Qytetarët janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej”, prej nga kanë nisur marshimin në drejtim të Kryeministrisë.
Protesta vijon prej 112 ditësh dhe pjesëmarrësit përsërisin kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë. Në tubimet e fundit, protestuesit kanë përdorur pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, ndërsa kanë paralajmëruar se aksioni do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.
Në protestën e 111-të, të zhvilluar një ditë më parë, qytetarët u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Kryeministrisë. Ndër thirrjet e dëgjuara ishin “Edi Rama, jep dorëheqjen”, ndërsa protestuesit deklaruan se nuk do të ndalen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Krahas dorëheqjes së kryeministrit dhe qeverisë, organizatorët kanë artikuluar edhe kërkesa të tjera politike. Mes tyre janë krijimi i një qeverie teknike, tranzitore dhe jopartiake me mandat 12-mujor, ndryshime në kuadrin kushtetues dhe zgjedhor, si dhe rishikimi apo shfuqizimi i disa ndryshimeve ligjore, përfshirë ato që lidhen me investimet strategjike, zonat e mbrojtura dhe të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”.
Në ditët e mëparshme, protestat janë shoqëruar edhe me marshime në disa prej akseve të Tiranës dhe, në disa raste, me bllokime të përkohshme të qarkullimit. Në protestën e 105-të, pjesëmarrës të diasporës iu bashkuan tubimit, ndërsa protesta vijoi për disa orë në zonën përreth Kryeministrisë.
Protesta e sotme pritet të vijojë me fjalime para godinës së Kryeministrisë dhe me përsëritjen e kërkesave të pjesëmarrësve.
Qytetarët dhe aktivistët kanë deklaruar se do të vijojnë protestat e përditshme, duke e lidhur përfundimin e tyre me plotësimin e kërkesave të artikuluara nga organizatorët.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128