Pas vendimit të Hagës, komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York
19 September 2026, 19:58 / KOSOVA

Pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë, komuniteti shqiptaro-amerikan ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste në New York, para ndërtesës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).
Sipas platformës “Liria ka Emër”, protesta do të zhvillohet të martën, më 22 shtator, duke nisur në orën 18:00. Tubimi është thirrur nga pjesëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan, ndërsa pritet të zhvillohet përpara selisë së OKB-së.

Protesta vjen pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Organizatorët synojnë që përmes tubimit të shprehin qëndrimin e tyre lidhur me vendimin dhe zhvillimet që kanë pasuar procesin gjyqësor në Hagë.
Po ndodh...
ide
Kush nuk është i shantazhueshëm dhe kujt mund ti besojmë
Nga Përparim Gjeka
Ligji u miratua, tani sprova e sovranitetit!
Nga Azgan Haklaj
Kur humori bëhet alibi dhe një përgjigje Filip Çakulit
Nga Eva Idrizllari
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
