Candice Swanepoel rikthehet në pistën e Victoria’s Secret, konfirmohet data e sfilatës

19 September 2026, 23:38 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Modelja e njohur Candice Swanepoel do të rikthehet në pistën e Victoria’s Secret.

Lajmi është konfirmuar përmes rrjeteve sociale të shtëpisë së modës, duke rikthyer një prej figurave ikonike të sfilatave të saj.

37-vjeçarja dhe nëna e dy fëmijëve u shfaq në një video të publikuar të premten, më 18 shtator, në llogarinë zyrtare të Victoria’s Secret në Instagram. Në video, Swanepoel mban në duar disa komente të fansave, të cilët shprehnin dëshirën për ta parë sërish në sfilatën e kompanisë.

Më pas, modelja konfirmoi vetë rikthimin e saj në pistë dhe zbuloi se do të shfaqet më 18 tetor në Los Angeles.

“Pritja mbaroi”, u shpreh ajo.

Victoria’s Secret publikoi edhe një video tjetër me pamje të Swanepoel, e cila shfaqet e veshur me të brendshmet e kompanisë. “Thjesht nuk mund ta mbanim më sekret. Candice Swanepoel kthehet në pistë drejtpërdrejt në Los Angeles”, shkruhej në mbishkrimin e videos.

Shtëpia e modës e kishte ndërprerë shfaqjen për pesë vjet, përpara se ta rikthente në vitin 2025, pas kërkesave të fansave. Rikthimi i Swanepoel pritet të jetë një nga momentet e spikatura të sfilatës së ardhshme.

Po ndodh...

ide