Mbyllet protesta e 112 kundër qeverisë, më 8 tetor mblidhen para Parlamentit kundër reformës territoriale

I ashtuquajturi “revolucioni Flamingo” ka zhvilluar ditën e sotme protestën 112-të, në kërkim të dorëheqjes së klasës së vjetër politike. Pasi u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, qytetarët marshuan drejt kryeministrisë aty ku për rreth 2 orë mbajtën fjalimet e tyre. Më pas ashtu siç edhe është bërë traditë tashmë, ata nisën marshimin në rrugët e kryeqytetit.
Ditën e sotme organizatorët kanë lajmëruar se më datë 8 tetor do të zhvillohet një protestë para Parlamentit, duke qenë se në atë ditë pritet të shkojë në Kuvend propozimi i Partisë Socialiste, për reformën e re territoriale. E cila synon reduktimin e numrit të bashkive në Shqipëri nga 61 në 46, duke shkrirë zyrtarisht 15 bashki ekzistuese.
Protestuesit kanë deklaruar se e kundërshtojnë këtë fakt, edhe prandaj kanë lajmëruar tubimin para paralmentit më 8 tetor. Tashmë protesta është mbyllur dhe qytetarët janë shpërndarë, pas rreth 3 orësh në Bulevardh dhe në rrugët e Tiranës duke marshuar.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128