Përforcimi i themeleve të urës mbi lumin Mat, autoritetet kufizojnë lëvizjen e mjeteve të tonazhit të rëndë

Ura mbi lumin Mat, në aksin nacional Lezhë-Milot, është vendosur nën kufizim për automjetet me tonazh të rëndë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, ka vendosur barriera betoni në të dyja anët e urës, për të ndaluar kalimin e mjeteve që tejkalojnë peshën e lejuar prej 13 tonësh.
Masa vjen pas ndërhyrjes emergjente të kryer disa muaj më parë për përforcimin e themeleve të urës. Pavarësisht sinjalistikës, monitorimet në terren kanë evidentuar shkelje të përsëritura të kufizimit nga automjetet e rënda.
Ndërkohë, drejtuesit e automjeteve shprehen se struktura vijon të ketë probleme dhe ngrenë dyshime për cilësinë e investimit.
Autoriteti Rrugor Shqiptar sqaron se kufizimi nuk lidhet me ndonjë çedim apo dëmtim të urës, por është një masë parandaluese për mbrojtjen e ndërhyrjes së kryer në themele dhe garantimin e qëndrueshmërisë afatgjatë të strukturës.
Për rikonstruksionin dhe përforcimin e Urës së Matit, me gjatësi 844 metra, u akordua një fond emergjent prej 107 milionë lekësh të reja, ndërsa punimet zgjatën rreth 8 muaj.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
Pafajësi për çlirimtarët, që të mos gjykohet historia!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128