U ekzekutua nga dy persona në Sarandë, ky është viktima Artan Myrtaj, i njohur si “Tani Ruzhdiut”

20 September 2026, 10:40 / AKTUALITET ALFA PRESS
U ekzekutua nga dy persona në Sarandë, ky është viktima

Personi që shihni në foto është 44-vjeçari Artan Myrtaj, i cili u ekzekutua në Sarandë.

Atentati ndodhi në qendër të qytetit, ku dy persona të maskuar, të cilët lëviznin me motor, qëlluan me armë drejt Murtajt. Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe një kalimtar i rastit, Xhevdet Skëndaj.

E shkuara e Artan Myrtajt 

Viktima ishte i përfshirë edhe në ngjarjen e korrikut të kaluar ku mbetën të plagosur dy persona nga Kamza.

Ai ishte arrestuar më parë për veprën penale përkrahje e autorit të krimit rezulton në një ngjarje kriminale të ndodhur në 17 korrik 2025 në lagjen nr. 4 të Sarandës, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj nga Kamza.

Ai njihej ndryshe edhe me nofkën “Tani Ruzhdiut”. Aktualisht në burg për plagosjen e Lamës dhe Hajdaraj është Ramadan Zoto, ndërsa Artan Murtaj dhe Klaus Jacaj, të cilën u akuzuan për “përkrahje të autorit të krimit”, janë liruar para pak kohësh. Në kërkim mbetet vetëm Erjon Canaj.

Po ndodh...

ide