Rama përdor ChatGPT për “Paketën e Maleve”, por gabon emrin e tij

25 July 2026, 11:57 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama përdor ChatGPT për “Paketën e Maleve”, por gabon

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së Maleve”, duke argumentuar se kritikat ndaj tij nuk qëndrojnë dhe duke iu referuar edhe analizës së inteligjencës artificiale.

Por, në krye të postimit është vënë re një gafë. Në vend të emrit ChatGPT, Rama e ka shkruar “ChatGBT”.

Statusi nis me frazën: “Ligji i ‘Paketës së Maleve’ sipas ChatGBT, thjesht e qartë fare”, ndërsa më pas vijon me argumentet se ligji nuk është hartuar për oligarkët apo investitorët e huaj, por për familjet që prej brezash jetojnë dhe punojnë tokat e trashëguara pa mundur t’i formalizojnë ato.

Pavarësisht përmbajtjes së gjatë të postimit, ajo që bie menjëherë në sy është gabimi në shkrimin e emrit të platformës së inteligjencës artificiale, e cila quhet ChatGPT dhe jo ChatGBT./piranjat news

Rama përdor ChatGPT për “Paketën e Maleve”, por gabon

Po ndodh...

ide