
Akullore Shtëpie me Kos

Akullorja me kos është një ëmbëlsirë e freskët e përgatitur me tre përbërës që mund të gjenden fare lehtë në shtëpitë tuaja.
AP ju sjell një recetë të shpejtë, që ju jep mundësinë të përgatisni pa shumë mundim këtë akullore perfekte për motin e nxehtë.
Mund ta shijoni akulloren tuaj me pak reçel, apo dhe duke e shoqëruar me fruta të stinës.
Duke qenë se përbërësi kryesor është kosi, kjo akullore është perfekte dhe për ata që nuk i preferojnë ëmbëlsirat shumë të ëmbla.
Përbërësit për 700 gr akullore
Kos i freskët 500 ml
Pana e lëngshme 125 ml
Qumësht 125 ml
Sheqer 120 gr
Vanilje 10 gr
Përgatitja
Për të përgatitur këtë akullore, hedhim panën dhe qumështin në një tas pak të madh, dhe aty shtojmë sheqerin.
E rrahim me telin e gatimit duke u kujdesur që kokrrizat e sheqerit të jenë shkrirë plotësisht.
Kjo do të mundësoj që sheqeri të mos ngeli i fortë dhe që masa jonë të lidhet.
Më pas shtojmë dhe vaniljen për t’i dhënë akullores një aromë akoma dhe më të mirë.

Një herë për Berishën tani për veten, "8 Janari" i dytë i Ramës!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128