Akullore shtëpie me shtresa biskotash
9 Qershor 2024, 08:12 / RECETA ALFA

Akullore me shtresë biskote
Përbërësit:
500 ml pana
400 gr qumësht i kondensuar
2 bustina vanilje
200 gr çokollatë e zezë
300 gr biskota
Përgatitja:
Rrahim panën e ftohtë me rrahës elektrik, shtojmë qumështin e kondensuar dhe vaniljen dhe i rrahim derisa të krijohet një masë homogjene.
Më pas shtojmë çokollatën e grirë imët. Vendosim në një tavë një membranë kuzhine duke lënë shumë pjesë jashtë nga anësoret. Shtrojmë shtresën e biskotave, përsipër kremin dhe sërish një shtresë biskota.
E mbulojmë sipërfaqen e sipërme me membranën e kuzhinës dhe e vendosim akulloren me biskota në frigorifer në ngrirje për 4-5 orë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

