Bollgur me perime
17 Korrik 2024, 08:17 / RECETA ALFA
ALFA PRESS
Përbërësit:
1 kokërr qepë
2 lgj vaj ulliri
1 spec jeshil
1 spec i kuq
1 thelpi hudhër
1 domate
1 lgj salcë domate
100 gr bollgur
160 ml ujë
Gjalpë
Kripë, piper
Majdanoz për servirje
Përgatitja:
Fillimisht kaurdisim qepën e grirë imët në një tigan me vaj ulliri. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë specin, hudhrën dhe më pas domatet e prera në kubik të vegjël.
Rregullojmë shijen me kripë e piper. Pasi perimet të kenë marrë një kaurdisje të lehtë hedhim salcën dhe gjalpin, shtojmë bollgurin dhe ujin e nxehtë. Ulim nxehtësinë e sobës, e trazojmë gatimin herë pas here dhe e lëmë sa të përthithet uji. E servirim menjëherë të ngrohtë spërkatur me majdanoz të freskët.
Berisha i bindet Ramës, kthehet me bisht ndër shalë në Parlament
nga Bato Kosova
ide
Trump apo Harris, Europën e presin kohë të vështira
Sylvie Kauffmann, editorialiste e Le Monde
Fati i demokracisë në duart e gjykatave superiore të Shqipërisë!
Nga Azgan Haklaj
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128