Temperatura përvëluese dhe breshër, parashikimi i motit sot

17 Korrik 2024, 08:12 / EKONOMI&SOCIALE ALFA PRESS

Temperatura përvëluese dhe breshër, parashikimi i motit sot

Dita e mërkurë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti fillimisht pritet të jetë i kthjellët e me vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdite kryesisht përgjatë relieveve malore aty ku dhe pritet të pasohen me reshje të dobta e lokale shiu të cilat do të shoqërohen hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Në mbrëmje pritet mot i kthjellët e vranësira të izoluara në relievet malore në juglindje e lindje të territorit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era pritet të fitoi shpjetësi deri ne 10-12 m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 20 deri 41°C

në zonat e ulëta 21 deri 43°C

në zonat bregdetare 25 deri 39°C

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128