Byreku i verës me 12 jeshillëqe

Përbërësit:
1 pako petë
Spinaq
Pazi
Hithra
Lëpjetë
Labot
Presh
Qumështore
Qepë të njoma
Hudhra të njoma
Majdanoz
Nenexhik
Kopër
4 kokrra vezë
250 ml qumësht
150 ml vaj ulliri
200 gr djath i bardhë
1 lgj gjalpë i tretur
Kripë, piper
Përgatitja:
Të gjitha jeshillëqet pasi i kemi larë mirë, i presim imët, i shtrydhim me duar dhe i përziejmë me djathin e thërrmuar, tre vezë dhe pak qumësht. Pjesën tjetër të qumështit e përziejmë me një kokërr vezë dhe vajin e ullirit për të spërkatur petët. Shtrojmë petët në tepsi duke i spërkatur çdo dy petë me masën e qumështit me vaj. Vendosim mbushjen duke e hapur mirë dhe vazhdojmë me petët e tjera duke i spërkatur. Në fund e lyejmë sipërfaqen e byrekut me gjalpë të tretur dhe e vendosim të piqet në furrë të nxehtë në 200 gradë Celsius për 45 minuta.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
