Carpaccio viçi

Koha e përgatitjes: 25 minuta
Për 4 persona
Përbërësit
400 gr fileto viçi, 120 gr djathë Parmigiano reggiano, 120 gr angjinare, 100 gr kërpudha, 2 limona, 100 ml vaj ulliri, 120 gr rukola, kripë dhe piper i sapo bluar sipas dëshirës.
Përgatitja
1. Pastroni kërpudhat dhe pritini në feta të rregullta. Pastroni angjinaret duke ju hequr gjethet e forta të jashtme.
2. Ndajini angjinaret në dysh dhe zemrën priteni në feta të holla.
3. Marinoni kërpudhat dhe angjinaret me lugë vaj ulliri, kripë, piper dhe lëngun e një limoni që të parandaloni nxirjen.
4. Rukolën e larë dhe të tharë vendoseni në qendër të një pjate dhe hidhini pak vaj ulliri sa ta lezetoni. Mbi rukolën vendosni angjinaret.
5. Fileton e viçit priteni në feta të holla fare, rrihini pak dhe shtrojini në pjatën ku keni rukolën dhe angjinaret.
6. Jepini shijeve kërpudhave me 1 lugë e gjysmë vaj ulliri, kripë dhe piper të sapobluar. Vendosini mbi mishin.
7. Zbukurojini ke feta të holla djathi Parmigiona.
8. Përzieni lëngun e 1 limoni me 3 lugë e gjysmë vaj dhe lezetoni carpaccion.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
