Dikur i quanim palaçinka, sot i quajmë krepe

4 Prill 2022, 06:59 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Dikur i quanim palaçinka, sot i quajmë krepe

Palaçinkat  ose krepat e stilit ballkanik janë një nga ëmbëlsirat më të njohura në Ballkan. Me varietetet e ëmbla dhe plot shije, mundësitë janë të pafundme. Pak më e trashë se një krep tradicional i stilit francez, por më i hollë se një petull i stilit amerikan, ato pëlqehen nga njerëz të të gjitha moshave.

Palaçinkat e ëmbla tradicionalisht mbushen me reçelra të ndryshme si kajsi, kumbulla ose luleshtrydhe dhe më pas spërkaten me sheqer pluhur. Një mbushje alternative moderne është nutela ose çokokremi. Nëse nuk keni gjë në dispozicion,  shijojini krepat vetëm me sheqer të grimcuar, në mënyrën e vjetër. Receta e sotme e Alfës është palaçinka tradicionale e amvisave korçare.

Koha e përgatitjes : 10 minuta

Koha e pushimit të brumit 30 minuta

Koha e gatimit : 10 minuta

Vështirësia e ulët

Për 4 persona

Përbërësit

1 filxhan çaji miell, ½  filxhani çaji qumësht, 1 vezë, 2 lugë gjelle gjalpë, ½ filxhan çaji reçel sipas shijes, 1 filxhan kafeje sheqer.

Përgatitja

1.       Në një enë porcelani rrihen vezët, u shtohet pak e nga pak qumështi dhe ½ filxhan kafeje ujë.

2.       Shtohet mielli pak e nga pak. Përzihet me tel kuzhine që të bëhet një masë homogjene.

3.       Lërini brumin të pushojë të paktën për 30 minuta në frigorifer.

4.       Vendosni në zjarr një tigan që nuk ngjit.Lyeni me gjalpë.

5.       Mbushni një garuzhde me brumë. Hidheni në tigan duke e përhapur në mënyrë të njëtrajtshme.

6.       Kur brumi të ketë marr ngjyrë të artë nga njëra anë kthejeni me ndihmën e një shpatulle.

7.       Vendosini palaçinkat në një pjatancë.

8.       Mbushini me reçel dhe palosini në formë ruli.

9.      Para se t’i shërbeni spërkatini me sheqer të djegur.

Këshillë

Palaçinkat duhet të kenë trashësi 2-3 mm.

Po ndodh...