E diela, dita perfekte për krem karamel

Krem karameli është ndër ëmbëlsirat që në dukje të duket e thjeshtë, qumësht, sheqer, vezë dhe gjithçka mbaron shpejt e kollaj. Por në fakt krem karameli që të jetë perfekt më së pari ka nevojë për produkte të freskëta ku vezët dhe qumështi janë më të rëndësishmet. Kurse teknika e sheqerit të karamelizuar është një përvojë unike që do kohën e vetë për t’u perfeksionuar.
Krem karamel
Koha e përgatitjes: 15 minuta
Koha e gatimit: 35 minuta
Vështirësia mesatare
Për 6 racione
Përbërësit
500 ml qumësht, 3 vezë të mëdha, 6 lugë gjelle sheqer, vanilje.
Për karamelin
100 gr sheqer, 4 lugë ujë
Përgatitja
1. Hidhni qumështin në një tenxhere që nuk ngjit dhe vendoseni në zjarr në temperaturë të ulët. Shtoni vaniljen gjatë kohës që qumshtin valon.
2. Rrihni vezët me 6 lugë gjelle sheqer derisa të zbardhen dhe sheqeri të jetë tretur në një enë të thellë.
3. Qumështin e valuar hidheni pa u ndalur në tasin ku është keni vezën e rrahur. Bëni kujdes të mos shkumëzohet pasi veza pritet.
4. Përgatisni e sheqerin e karamelizuar. Hidhni 100 gr sheqer në një tigan dhe lëreni të shkrijë sa të marrë ngjyrë të kuqerremtë. Shtoni ujin.Përziejeni derisa karameli të lidhet.
5. Shpërndani karamelin në 6 tasa dhe lëreni të ftohet pak.Mbl karamelin hidhni me ndihmën e një garuzhdje qumështin me vezë.
6. Për pjekjen në furrë të krem karamelit mbushni një tavë me ujë. Vendosni tasat e kremit karamel në tavë dhe futini në furrë të parangrohur.
7. Piqini në banjomari në 170 gradë për 45 minuta derisa kremi të mpikset dhe të marrë të zërë një kore të lehtë.
8. Pas nxjerrjes nga furra lëreni të fohet dhe më pas lëreni të paktën për 2 orë në frigorifer përpara se ta shërbeni.
Këshilla e shefit
Ø Vezët duhet të nxirren një orë më përpara nga frigoriferi.
Ø Për karamelizimin përdorni një tigan që nuk ngjit.
Ø Për të ruajtur format e kremit karamel, kaloni anash formës majën e një thike të lagur me pak ujë. Nxirreni në pjatën e servirjes duke ekthyer përmbys.
Origjina e recetës
Kremi karamel është një recetë që përgatitet në mbarë botën. Madje vende të tilla si Franca, Britania e Madhe apo Spanja akoma nuk e kanë zgjidhur mes tyre “ konfliktin” se kush është atdheu i kësaj ëmbëlsire. Megjithatë etimologjia e fjalës duket sikur anon më shumë nga Franca.
-
Moti për ditën e diel, 29 maj 2022
29 Maj, 07:11 -
-
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



