Gjellë me speca dhe qofte pule

Përbërësit:
6-7 speca
2 kokrra qepë
1 filxhan kafe oriz
4 thelpinj hudhra
80 ml vaj ulliri
1 lugë gjelle kerri
1 lgj koncentrat domate
2 lugë çaji rigon
2-3 gjethe dafinë
2 gjokse pule
1 kokërr vezë
Pak miell
Pak piper të kuq
Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Gjokset e pulës i kalojmë në blender, shtojmë vezën, kripën, piperin dhe miellin. Krijojmë qoftet, toptha jo shumë të mëdha që i skuqim pak me yndyrë. Ndërkohë në një tigan tjetër të thellë kaurdisim qepët e prera për së gjati me pak vaj ulliri dhe kripë. Shtojmë më pas specat e prerë në shirita dhe vijojmë me kaurdisjen për rreth 10 minuta derisa të zbuten.
Në një tas hedhim salcën koncentrat të domateve, hudhrën e shtypur, rigonin, dafinën, kerrin dhe gati 500 ml ujë të vakët. I përziejmë mirë derisa masa të homogjenizohet. Tek qoftet shtojmë orizin, shtojmë qepët e kaurdisura me specat dhe më pas shtojmë salcën e lëngshme. E lëmë gatimin të ziejë në zjarr të ngadaltë derisa të dalë yndyra sipër dhe orizi të jetë zjerë plotësisht.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
