Gjellë nga qiqrat dhe lakra

Qiqrat janë baza e ushqimit vegjetarian dhe artikull i përshtatshëm për të sëmurët me diabet, sepse kanë indeks të ulët glicemie
Përmbajnë shumë proteina, fibra dietale, janë të pasura me minerale, ndihmojnë në pengimin e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe ulin kolesterinën.
Qiqrat e thara më parë i njomim gjatë natës, sepse kështu shkurtojmë kohën e zierjes, nëse, për shembull, i njomim rreth 13 orë, koha e zierjes shkurtohet në vetëm një orë.
Kur i zieni pas një ore kontrolloni a janë kokrrat të buta në mënyrë që të mos zihen tepër. Pasi që t’i zieni, kulloni dhe atëherë janë të gatshme për t’i ngrënë.
– sasia e qiqrave sipas dëshirës,
– fletë lakre
– pak vaj ulliri,
– një thelb hudhre,
– një spec të kuq,
– kripë,
– piper,
– perime të freskëta erëzash sipas dëshirës.
Fletët e lakrës së egër pritni në shirita të gjatë apo sipas dëshirës dhe kërcellin e fortë hiqeni nga fleta.
Në dy lugë vaj ulliri qesim thelbin e grirë shumë pak vetëm që të marrë erë dhe sipër shtojmë lakrën e egër dhe i marinojmë pak.
I hedhim sipër ujë, shtojmë erëzat dhe i ziejmë në zjarr të mesëm rreth 20 minuta. Pastaj shtojmë lakrën të cilën më parë e kemi zier dhe të gjitha bashkë i ziejmë edhe 10 minuta.
Gjithashtu mund të shtoni edhe patate të prera në kube dhe lakrën pas njomjes mirë shpëlajeni dhe zieni drejtpërdrejt në thjerrëza. E gjitha varet nga ju.
Preferohet që qiqrat të zihen ndaras, sepse një pjesë më nevojitet të bëj humus.
Ky ushqim gjithashtu mund të shërbejë edhe si shtojcë nëse bëhet i dendur me sa më pak lëngje.
Në fund thjerrëzat mund t’i dendësoni duke shtuar pak xhelatinë të tundur apo miell.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
