Jufka dibre me mish pule

5 Qershor 2025, 08:42 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Jufka dibre me mish pule

Përbërësit:

1 pulë fshati
500 gr jufka të freskëta
1 qepë mesatare
1-2 thelpinj hudhër
2-3 lugë gjelle gjalpë / vaj ulliri
1 litër lëng pule
1 lugë gjelle salcë domateje (opsionale)
Pak rigon ose trumzë
Kripë, piper i zi

Përgatitja:
Në një tenxhere të madhe ziejmë pulën me kripë, një qepë të prerë dhe nëse dëshirojmë dhe një degë selinoje ose karotë. Pasi të jetë zier, kullojmë lëngun dhe ndajmë pulën në copa, të cilat i fërgojmë lehtë me gjalpë e hudhër për më shumë shije. Në një tepsi të madhe, hapim jufkat. Hedhim gjalpë të shkrirë sipër dhe i përziejmë që të lyhen mirë. Shtojmë racionet e pulës, hedhim lëngun e mishit dhe e vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 25-30 minuta, derisa të thahen lehtë, jufkat të jenë gatuar dhe sipërfaqja të ketë marrë ngjyrë të artë.

Po ndodh...