Kek me kos, arra dhe kakao

19 Qershor 2023, 07:40 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Kek me kos, arra dhe kakao

Një kek i thjeshtë në përgatitje, i shijshëm dhe i lehtë.

Prezenca e kakaos i jep kekut një shije unike dhe një ngjyrë të bukur gështenje.

 125 g kos i bardhë

 125 g vaj luledielli

 250 g miell

 120 g sheqer

 2 vezë

60 gr arra

 16 g pluhur pjekës

Përgatitja:

Në një enë qelqi rrahim vezët me sheqerin.

Më pas shtojmë kosin, vajin e lulediellit, e kakaon.

I trazojmë mirë e mirë derisa kakao mos ngeli me kokrriza. Shtojmë miellin dhe pluhurin pjekës.

Vazhdojmë ti trazojmë derisa të formohet një masë homogjene, shtojmë arrat.

E hedhim në tepsi të cilën më parë e kemi lyer me pak gjalp ose miell.

E pjekim në furrë me 180°C për 40 Minuta

Pasi e kemi nxjerrë nga furra e lëmë të ftohet dhe e dekorojmë me sheqer pluhur.

Po ndodh...