Makarona me suxhuk e mustardë

19 Dhjetor 2023, 07:16 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Makarona me suxhuk e mustardë
Salca kremoze me mustardë e suxhuk djegës do t’i japë një shije të posaçme këtij vakti.

Përbërësit

500 gr makarona
suxhuk djegës
¾ filxhan verë e bardhë
¾ filxhan ajkë për gatim
1 lugë gjelle vaj ulliri
3 lugë gjelle mustardë
gjethe borziloku.

Udhëzimet

Makaronat ziejini sipas udhëzimeve në paketim.
Suxhukun qërojeni e skuqeni lehtë në tiganin ku kemi hedhur vajin e ullirit.

Shtojani verën e bardhë e vazhdojeni zierjen edhe për afro 5 minuta të tjerë.
Shtoni edhe ajkën për gatim dhe mustardën e ziejini edhe 2 minuta të tjera.

Hidhni edhe borzilokun dhe përziejeni mirë salcën e fituar.
Në fund shtoni aty edhe makaronat e ziera.
Ju bëftë mir

Po ndodh...