Merluc i tymosur

4 Shtator 2022, 13:26 / RECETA ALFA ALFA PRESS
Merluc i tymosur

Baza e recetës së sotme të Alfës është merluci i tymosur, ose siç e njohim në kuzhinën tonë tradicionale “ bakalaro”. Por ajo që e bën këtë recetë të duket futuriste është miksimi i çokollatës fondente me qitron e sheqerosur, rrushin e thatë, kanellë, stika pishe, limon etj.

Koha e përgatitjes: 20 minuta

Koha e gatimit : 3 orë

Vështirësia e ulët

Për 4 persona

Përbërësit

 1kg merluc i tymosur, 100 ml vaj ulliri, 60 gr miell, 1 qepë e bardhë, 50 gr stika pishe, 50 gr rrush i thatë, 3 sardele të kripura e të pastruara, 1 gjethe dafine, lëkurë e një limoni, 1 lugë çaji sheqer, pak kanellë, ½ qitro e sheqerosur në feta të holla, 1lugë çaji çokollatë fondente, piper, 1 l lëng peshku, 200 ml verë e bardhë e nxehtë, bukë e grirë, kripë.

Përgatitja

1.       Zhysim merlucin në ujë për 24 orë që t’i ikë kripa.

2.       Peshkun pastroje nga lëkura dhe halat, pasi ta keni kulluar dhe tharë me një shami kuzhine.

3.       Priteni merlucin në copa të mëdha. Kalojeni në miell.

4.       Tiganisini copat në një tigan të thellë. Copat e peshkut vendosini ngjitur me njëra tjetrën, duke mos lënë vend bosh në tigan.

5.       Hidhini sipër qepëne grirë dhe të skuqur më parë. Shtoni gjethen e dafinës, sardelet e pastruara e të copëtuara.

6.       Shtoni stikat e pishës, rrushin e thatë, fetat e qitros, çokollatën e grirë, kripë &piper.

7.       Mbulojeni me lëng peshku të nxehtë dhe gatuajeni në temperaturë të ulët për rreth 3 orë.

8.       Mos e përzieni, por vetëm tundeni për të ndalur ngjitjen e peshkut më tigan. Hidhni më shumë lëng peshku nëse nevojitet.

9.       Kur të jetë përthithur lëngu, hidhini peshkut një gotë me verë të bardhë shumë të nxehtë.

10.   Në fund spërkateni me bukë të grirë dhe futeni në furrë për 180 gradë, derisa të formohet një kore ngjyrë ari.

11.  Shërbejeni të ngrohtë me polentë.

Po ndodh...