Petanik me fasule

Përbërësit:
300-400 gr petë të pjekura
400 gr fasule të bardha
1 qepë mesatare
3-4 lgj vaj ulliri
1 lgj spec i kuq i bluar
250 ml lëng nga zierja e fasuleve
Kripë dhe piper sipas shijes
Rigon ose majdanoz të grirë (opsionale)
Përgatitja:
Pasi i kemi lënë fasulet në ujë për disa orë ose gjatë natës, i vendosim të ziejnë derisa të zbuten plotësisht. Më pas i kullojmë dhe ruajmë rreth 250 ml nga lëngu i tyre. Në një tigan, skuqim qepën në vaj ulliri derisa të zbutet. Shtojmë specin e kuq të bluar, kripën, piperin dhe më pas hedhim fasulet e ziera. I përziejimë mirë dhe i lëmë të marrin shije për disa minuta.
Ndërkohë në një tavë të lyer me pak vaj, vendosim një shtresë me petë të gatshme të pjekura. Hedhim një shtresë me përzierjen e fasuleve dhe pak lëng nga zierja e tyre për të lagur petët. E përsërisim procesin duke alternuar petë dhe fasule derisa të përfundojmë me përbërësit. Në fund e spërkatim petanikun me pak vaj ulliri dhe e vendosim në furrë të parangrohur në 180°C duke e pjekur për rreth 20-25 minuta, derisa sipërfaqja të marrë një ngjyrë të lehtë të artë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
