Pispili me spinaq dhe qepë të njoma

Pispili me spinaq dhe qepë të njoma
Përbërësit:
500 gr spinaq
3 qepë të njoma
200 gr djathë i bardhë
100 ml vaj ulliri
1 gotë miell misri
1 gotë qumësht
2 kokrra vezë
Kripë, piper
Majdanoz, kopër
Përgatitja:
Pasi e lajmë spinaqin, e grijmë dhe e shtypim me dorë, më pas e shtrydhim sa t’i dalë uji i tepërt dhe e vendosim në një tas. Shtojmë vezët, qepën, djathin, gjysmën e qumështit, vajin, kripën, piperin, majdanozin dhe koprën. I trazojmë mirë dhe në fund shtojmë tre lugë gjelle miell misri.
Shtojmë pak vaj ulliri në fund dhe e shtrojmë pispilinë në tavë të lyer me vaj dhe të pudrosur mirë me miell misri. E shtrijmë me lugë dhe sipër masës hedhim përsëri miell misri dhe qumësht për ta njomur sipërfaqen. E spërkasim me vaj ulliri dhe e pjekim në 220 gradë për 30 minuta.
-
Horoskopi për ditën e sotme, 19 prill 2024
19 Prill, 07:14 -
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


