
Pulë me thërrime

Supë me thërrime me pulë fshati
Përbërësit:
1 pulë ose zog fshati
4 lugë gjelle vaj ulliri
3-4 thelpinj hudhër
1 lugë gjelle gjalpë
Lëngu i 1 kokërr limoni
Kripë, piper i zi
Për thërrimet:
6 lugë gjelle miell
2 të verdha veze
Pak kripë
Përgatitja:
Fillimisht përgatisim thërrimet. Bashkojmë miellin me pak kripë. Rrahim dy të verdha vezësh dhe i shtojmë tek mielli. E përziejmë miellin me duar duke e shkoqur me dy pëllëmbët e duarve, derisa të realizojmë kokërriza të vogla. I vendosim thërrimet në një tavë dhe i lëmë të qendrojnë për 20 minuta. Ndërkohë pastrojmë pulën ose zogun e fshatit dhe e ndajmë në copa. Në një tenxhere, shtojmë vajin e ullirit dhe copat e pulës për t’i skuqur për pak minuta nga të dyja anët. Hedhim pak kripë dhe ujë derisa të mbulohen të gjitha pjesët e pulës dhe i lëmë të zjejnë për 20 minuta. Ndërkohë në një tigan hedhim një lugë gjalpë dhe skuqim thërrimet derisa të zverdhen. I shtojmë më pas në tenxheren ku keni pulën dhe lëngun e saj dhe i vendosim sërish në zjarr për të zjerë bashkë derisa supa të lidhet. Sapo lëngu të jetë mpiksur dhe trashur pak shtojmë hudhrat, lëngun e limonit dhe piperin e zi dhe e heqim nga zjarri.

"E keqja Rama apo e keqja Berisha"/ Ku gabon Bushati dhe Kajsiu
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128