Pure patëllxhanësh me hudhra

30 Qershor 2024, 08:09 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Pure patëllxhanësh me hudhra
Përbërësit:

1 kg patëllxhanë
1 kokë hudhër
4-5 lgj vaj ulliri
Pak spec djegës
Kripë

Përgatitja:

Patëllxhanët i pjekim në furrë ose në tenxhere me presion me pak vaj. U heqim lëkurën, i grijmë hollë dhe më pas i përziejmë në një enë porcelani me lugë druri duke i hedhur hudhra të shtypura, vaj ulliri dhe sipas dëshirës pak spec djegës.

Po të duam puresë mund t'i hedhim dhe lëng domatesh të freskëta ose edhe domate të grira hollë.

Po ndodh...

ide