Qofte të vogla me makarona fidhe
25 Prill 2024, 07:20 / RECETA ALFA

Përbërësit:
200 gr mish i grirë
1 kokërr vezë
Bukë e thërrmuar
Kripë, piper i zi, piper i kuq
1 tufë majdanoz
1 spec i kuq
1 spec jeshil
100 gr bizele
1 lgj salcë e koncentruar
100 gr makarona fidhe
1 litër ujë
Vaj luledielli
Përgatitja:
Në një tas bashkojmë mishin e grirë me bukën e thërrmuar, vezën kripën, piperin e zi, piperin e kuq. Formojmë qofte të vogla rrumbullake të cilat i pudrosim me pak miell dhe i skuqim paksa në një tigan. Shtojmë më pas specat e prerë në kubikë, bizelet dhe salcën. Hedhim ujin e vluar dhe makaronat fidhe. I lëmë të ziejnë duke shtuar në fund erëzat.
-
Parashikimi i motit sipas meteorologëve ushtarak, 25 prill
25 Prill, 07:08
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
