Rosto derri në furrë

13 Shtator 2022, 07:41 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Rosto derri në furrë

Koha e përgatitjes:  30minuta

Koha e gatimit: 1 orë

Vështirësia e ulët

Për 4 persona

Përbërësit

1 kg trung bërxolle, 2 thelbinj hudhër, 2 degë rozmarinë, 100 ml vaj ulliri, kripë& piper sipas dëshirës

Përgatitja

1.Ndani mishin nga kockat duke mbajtur kondrafileton në një anë.

2. Përzieni hudhrat, rozmarinën, kripë& piper.

3. Shpërndajeni gjysmën e kësaj përzierjeje në vendin e kockës ku hoqe kondrafileton.

4. Lidhni të dy pjesët e nyjes me spango kuzhine. Pjesën e mbetur  me përzierjen e hudhrës dhe rozmarinës masazhojeni në pjesën e jashtme të mishit.

5. Vendoseni mishin në tavë. Spërkateni me vaj ulliri dhe futeni në furrë të parangrohur dhe piqeni në temperaturën 180 gradë për rreth 1 orë.

6. Kur mishi të jetë pjekur, hiqni spangon dhe kockën dhe priteni në feta.

7. Shërbejeni me lëngun që mishi lëshoi gjatë pjekjes.

 

Po ndodh...

ide