Sallata ruse

Sallata ruse është një pjatë tradicionale e kuzhinës ruse dhe konsumohet si antipastë në të gjitha periudhat e vitit, por sidomos për Pashkë, Krishtlindje apo Vitin e Ri.
Përbërësit
4 patate
4 karrota
300 gr bizele të ngrira
300 gr majonezë
2 vezë
2-3 kastraveca turshi
2 lugë gjelle uthull molle
2 lugë gjelle vaj ulliri
kripë
piper i bardhë
Për të pregatitur këtë sallatë na nevojiten 4 enë të veçanta në të cilat do të ziejmë perimet në ujë të kripur: patatet e prera në kubik mesatar (7-10 minuta), karrotat e prera në feta apo në kubik (5-7 minuta), bizelet e ngrira (3-4 minuta) dhe vezët (7 minuta). Pasi të ketë perfunduar zierja, por perimet të mos jenë zbutur shumë, i vendosim të gjitha në një kullojëse derisa të humbasin ujin e tepërt ndërsa vezët i presim në copa të vogla duke i lënë mënjanë (të njëjtën gjë bëjmë edhe me kastravecat turshi).
Kur perimet të jenë të vakta, i hedhim në një tas të madh qelqi bashkë me kastravecat turshi dhe i rregullojmë me pak vaj ulliri, uthull, pak kripë dhe pak piper.
Në momentin që janë ftohur plotësisht, në tas shtojmë edhe vezët e prera në copa të vogla dhe së fundi majonezën. E vendosim sallatën ruse në frigorifer për të paktën një orë për të lejuar shijet të bashkohen me njëra tjetrën.
E vendosim sallatën në nje pjatë të cekët duke e lyer sipër me një shtresë të hollë majonezë dhe e zbukurojmë sipas dëshirës dhe rastit: me fetat vezësh të ziera, kastraveca turshi, speca gogozhare, karrota të ziera, ullinj, kaperi etj
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
