Sallatë me kastravec

4 Korrik 2025, 09:52 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Sallatë me kastravec

Përbërësit:

1 kastravec
1 karrotë
3-4 gjethe lakër të kuqe
150 ml kos grek
1 lugë gjelle majonezë
1-2 lugë çaji mustardë
2 lgj lëng limoni
2 thelpinj hudhër
Kripë, piper
Kopër e freskët
Opsionale: pak mjaltë

Përgatitja:

Përziejmë përbërësit e dressingut në një tas të vogël: kosin, majonezën, mustardën, lëngun e limonit, hudhrën, kripën, piperin dhe mjaltin nëse duam një shije më të butë. Shtojmë dhe kopër nëse dëshirojmë. Përgatisim sallatën: grijmë trashë lakrën, kastravecin dhe karrotën. Hedhim salcën e marinimit dhe e përziejmë mirë. E vendosim në frigorifer për rreth 30 minuta - 1 orë që të bashkohen shijet.

Këshilla nga Albana: Nëse kërkon një version më të lehtë, pa majonezë dhe më me kos, ja një variant i thjeshtë: kos, lëng limoni, uthull e mustardë.

Receta nga Zonja Albana, emisioni "Rreze Dielli"

Po ndodh...

ide