Sardelet po i marinove me finok bëhen finoke

Finoku bën pjesë në familjen e koprës. Në vendin tonë finoku nuk ka pasur përdorim pothuajse fare, por prej vitesh tashmë mund ta gjejmë në treg, sado që nuk është në listën e ushqimeve të kërkuara. Shijen karakteristike të finokut me aromën e uzos ia jep përmbajtja e vajit esencial. Finoku përmban vaj esencial, vitaminat A, B1, B2, B12, C, E dhe minerale, kalcium, hekur, fosfor dhe kalium, proteina, sheqer dhe niseshte. Gjethet e finokut duken si kopra, por kanë më tepër aromën e anisit që të kujton erën e uzos. Edhe gjethet gjithashtu janë të përdorshme nëpër sallata të ndryshme apo në marinada. Kombinimi me peshkun është një gjetje ideale në kuzhinë.
Sardele të marinuara me gjethe finoku
Koha e përgatitjes: 40 minuta
Koha e gatimit: 10 minuta
Koha e marinimit: 24 orë
Vështirësia e ulët
Për 4 persona
Përbërësit
600 gr sardele të freskëta, 3 qepë, 6 thelpinj hudhër, lëkura & lëngu i ½ limoni, lëkura e grirë e ½ portokalli, 80 ml vaj ulliri, 1 gotë verë e bardhë, 1 tufë gjethe finoku, trumzë, gjethe dafine, koriandër, kripë & piper.
Përgatitja
1. Pastroni sardelet duke ju hequr të brendshmet, kokën dhe halat.
2. Rradhitini sardelet në një tavë dhe spërkatni filetot e tyre me vaj ulliri, kripë & piper.
3. Piqini për 5 minuta në temperaturën 200 gradë. Pas kësaj hiqini sardelet nga furra.
4. Në një tigan hidhni qepët e grira në feta të holla, hudhrat në feta dhe vaj ulliri.
5. Shtoni verën e bardhë, lëngun e limonit, gjethet e finokut, trumzën, koriandrën si dhe gjethet e dafinës. Kaurdisini në temperaturë të ulët, duke i përzier herë pas here.
6. Shtoni në tigan majdanozin e grirë hollë, lëkurën e grirë të limonit & portokallit dhe gatuajini edhe për 5 minuta të tjera.
7. Merrni një pjatancë rrethore dhe rradhitni sardelet në formë dielli. Hidhuni sipër marinadën dhe lëreni të pushojnë në frigorifer për 24 orë.
8. Përpara se t’i shërbeni lërini në temperaturën e ambientit për 15 minuta.
Këshilla e shefit
Ø Sardelet nëse janë shumë të freskëta ( të sapo kapura) mund të mos i piqni.
Ø Marinimi i sardeleve të pagatuara zgjat 48 orë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
